Kombëtarja, Shpresat pësojnë tjetër
humbje të thellë nga Portugalia

Kombëtarja, Shpresat pësojnë tjetër<br />humbje të thellë nga Portugalia
Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga Redi Jupi pësoi një tjetër humbje të thellë përballë Portugalisë në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-0. Kjo ishte humbja e dytë për kuqezinjtë me rezultat të thellë në grup po nga i njëjti kundërshtar.

Në pjesën e parë Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë duke luajtur thuajse e barabartë me Portugalinë, por në pjesën e dytë luzitanët treguan nivelin e tyre të vërtetë duke marrë tre pikëshin me 4 gola të shënuar, të ndihmuar edhe nga gabimet e miqve.

Golat nga Portugalia u shënuan në pjesën e parë në minutën e 43 nga Horta pas një gabimi të kuqezinjve në mesfushë. Në pjesën e dytë ishte radha e Mane në të 47’ që dyfishoi rezultatin, ndërsa Vezo në të 60’ trefishoi shifrat. Për të vulosur rezultatin mendoi Paciencia 8 minuta nga fundi. Nga Shqipëria bëri një paraqitje të mirë portieri Strakosha, teksa në disa raste ishte në lartësinë e duhur duke shmangur gola të tjerë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën