Kombëtarja e futbollit ka nisur përgatitjet intensive në drejtim të ndeshje së 7 qershorit kundra Norvegjisë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014.

në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë pozitive, ndërsa nuk mungon optimizmi në radhët e skuadrës për një përsëritje suksesi të ndeshjes së Oslos, ku kombëtarja fitoi me rezultatin 0-1. Mesfushori Ervin Bulku, i cili pritet të mbaj shiritin e kapitenit në mungesë të Canës, e

ka cilësuar si ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve.

Në të njëjtën linjë me mesfushorin ka qenë edhe mbrojtësi Ansi Agolli, i cili në fjalën e tij ka deklaruar se mungesat e kombëtares janë shumë të rëndësishme, por që do të përpiqemi të përsërisim suksesin e Oslos.

Ndeshja e shumë pritur do të zhvillohet me datë 7 qershor në stadiumin “Qemal Stafa”.


a.ko/shqiptarja.com