Kombëtarja shqiptare e Shpresave ka arritur një fitore të çmuar përballë Hungarisë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me përmbysje me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga Redi Jupi zhvilluan një ndeshje me dy fytyra, teksa vlen të theksohet paraqitja mjaft e mirë në pjesën e dytë, pasi si shkëndijë për të sulmuar shërbeu goli i pësuar nga miqtë nga të 53’ nga Gera.
Kaq mjaftoi që shqiptarët të zhvendoseshin në sulm në kërkim të kthimit të rezultatit që e arritën shumë shpejt. Fillimisht ishte Manaj që vendosi barazimin me një goditje të saktë brenda zonës, ndërsa Prenga kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një krosimi nga e majta duke marrë edhe duartrokitjet e të pranishëve në stadium që nuk ishin të paktë në numër.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në grupin e katërt me 12 pikë në kualifikueset për Europianin e “Poloni 2017”.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com