Kombëtarja shqiptare
siguron miqësore me Katarin

Kombëtarja shqiptare<br />siguron miqësore me Katarin
Kombëtarja shqiptare do të luajë më 22 maj ndeshje miqësore me Katarin. Lajmi u konfirmua këtë të martë, nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo ndeshje miqësore do të luhet në fushën asnjanëse, në Madrid. Më herët FSHF-ja ka siguruar edhe një miqësore tjetër për datën 15 gusht, që do të luhet me Moldavinë në Tiranë, thuajse tre javë përpara përballjes së parë zyrtarë në Grupin E të eliminatoreve për Botërorin 2014 kundër Qipros.

Këto dy miqësore pritet t’i shërbejnë përzgjedhësit, Xhani de Biasi për të provuar skemat e ndryshme për t’u përgatitur sa më mirë për fazën eliminatore. Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqëipërisë, duket se po dështojnë përpjekjet për një miqësore me një rival të madh botëror. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'