Kombëtarja shqiptare humbi 2-1 përballë Greqisë në eliminatoret e vlefshme për Europianin e vitit 2017 duke humbur dhe Shpresën për një kualifikim, ndërsa ndeshja derbi është shoqëruar edhe me tension mes lojtarëve, por që gjithçka u qetësua pas ndërhyrjes së stafeve teknike dhe lojtarëve të dy ekipeve.
Shqipëria e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Liridon Latifin në minutën e 22, por nuk arriti që ta mbante, pasi grekët e përmbysën.
Disfata për kuqezinjtë nisi 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, pasi Silvester Shkalla doli me karton të kuq, ndërsa Nikolaos Ioannidis barazoi rezultatin për Greqinë duke e mbyllur pjesën e parë 1-1, ndërsa Shqiperia qëndroi e pamposhtur deri në 5 minutat e fundit që ishin fatale.
Fillimisht Adam Tzanetopoulos doli me karton të kuq për grekët duke barazuar forcat në fushë, ndërsa në minutën e fundit Kosmas Tsilianidis shënoi për grekët duke shuar shpresat e kuqezinjve për pikë.

Foto nga tensioni në fushë
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com