Kombëtarja vijon përgatitjet
për ndeshjen me Lihtenshtejnin

Kombëtarja vijon përgatitjet<br />për ndeshjen me Lihtenshtejnin
Kombëtarja e futbollit vijon përgatitjet në “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Lihtenshtejnin.
 
Christian Panucci ka pasur në dispozicion edhe Migjen Bashën që është bashkuar me grupin pas impenjimit të hënën në fitoren 3-0 të skuadrës së tij Barit kundër Cesenës.
 
I vetmi që ka munguar në seancën e radhës ka qenë Jahmir Hyka, i kushtëzuar nga udhëtimi nga SHBA, ndërsa do të jetë gati nesër.
 
Pozitiv është fakti se këtë herë trajneri i ka të gjithë futbollistët e grumbulluar në gjendje të mirë fizike, me asnjë nga lojtarët që nuk vuan probleme dëmtimesh.
 
Përsa i përket formacionit, ende nuk ka asgjë konkrete, pasi kjo është vetëm dita e dytë e stërvitjes, ndërsa deri ditën e ndeshjes skemat mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes së lojtarëve. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë