Zyrtarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, i bëri thirrje Rusisë të kryejë ose të bashkëpunojë në një "hetim të plotë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm" lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Bachelet theksoi nevojën për të hetuar deri në fund këtë rast, pasi ekspertët gjermanë thanë se ata kishin "provë të qartë" se agjenti nervor i kategorisë ushtarake Noviçok ishte përdorur për të helmuar Navalnyn.
"Është detyrë e autoriteteve ruse të hetojnë plotësisht se kush ishte përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë që u krye në tokën ruse", tha ajo në një deklaratë.
Aktivisti 44-vjeçar anti-korrupsion dhe një nga kritikët më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi muajin e kaluar dhe u trajtua në një spital në Siberi para se të evakuohej në Berlin.
Sulmi shënoi rastin më të fundit në një varg të gjatë atentatesh kundër kritikëve të Putinit.
Bachelet theksoi të martën se "numri i rasteve të helmimit, ose formave të tjera të vrasjes, qoftë brenda vetë Rusisë ose në tokë të huaj, gjatë dy dekadave të fundit është thellësisht shqetësuese."
"Dështimi në shumë raste për t'i mbajtur autorët përgjegjës dhe për të siguruar drejtësi për viktimat ose familjet e tyre, është gjithashtu për keqardhje dhe e vështirë për t'u shpjeguar ose justifikuar," tha ajo
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
3 Janar, 08:52
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Një vit i zi për Moskën, 433 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur më 2024!
2 Janar, 15:09
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Lufta/ Marina e Ukrainës: 37 mijë dronë rusë të shkatërruar më 2024! Moska: Rrëzuam 13 mjete pa pilot të Kievit
2 Janar, 09:20
-
Në front kundër Ukrainës për të ulur vitet e dënimit, vritet në betejë ish-lojtari i kombëtares ruse të futbollit
30 Dhjetor 2024, 13:23
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor 2024, 23:01
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor 2024, 21:06