Kombëtarja, Berisha e Hysaj OK, Panucci me grupin e plotë

Kombëtarja, Berisha e Hysaj OK, Panucci me grupin e plotë

Trajneri i kombëtares, Christian Panucci, e ka grupin e plotë të lojtarëve për ndeshejn miqësore me Norvegjinë. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj që kishin probleme të vogla fizike, çka i detyroi që paradite të bënin stërvitje të diferencuar, në seancës e pasdites kanë zhvilluar sstërvitje me ngarkesë të plotë së bashku me lojtarët e tjerë kuqezinj. Po kështu ka mbërritur dhe ishte në dispozicion të trajnerit edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Tashmë skuadra është e plotë dhe po merr ngarkesën fizike.

Skuadra përfaqësuese e futbollit ka vijuar sipas programit dje dy seancat stërvitore, paradite e pasdite, në resort “Tropikal” në Durrës. Gjatë seancës së paradites për më shumë se 90 minuta futbollistët janë ndalur në aspektin e përgatitjes fizike, më pas në veprimet mbrojtëse me ushtrime të veçanta, dhe më tej në situacione të ndryshme në lojë me grupe të përcaktuara nga trajneri, por që ndërroheshin herë pas here. Një seancë voluminoze e plotë, dhe ku në momente të veçanta tekniku Christian Panucci ka orientuar lojtarët për ushtrime të ndryshme taktike që kërkonin përqëndrim të plotë.

Trajnerët e rinj
Seancën stërvitore të paradites të kombëtares e kanë ndjekur edhe kursantët e grupit për liçensën e trajnerëve “UEFA Pro”, të cilët nën drejtimin e Astrit Maçit, kanë parë live programin e kësaj dite për skuadrën përfaqësuese dhe realizimin e saj në fushë. Bëhet fjalë për emra të tillë si Ervin Skela, Elvin Beqiri, dy ish-lojtarë kuqezinj, por edhe Migen Memelli, Memushi, Haxhiu dhe kroatin Matko Djarmati dhe disa të tjerë, të cilët kanë dashur të përfitojnë sadopak nga stërvitja e italianit trajnerit italian me ekipin e tij. Trajneri i ekipit kombëtar Panucci, ka qenë shumë i gatshëm për trajnerët që ndjekin kursin “UEFA Pro” dhe u ka shpjeguar atyre pas përfundimit të seancës gjithçka ai realizoi në stërvitje me lojtarët e ekipit kombëtar në fazat e ndryshme të saj.

Abazaj: Kombëtarja A ndryshon nga Shpresa
Kristal Abazaj ka folur për grumbullimin e parë në Kombëtare, që për të, është një eksperiencë ndryshe ajo e grumbullimit me ekipin Shpresa. “Është një gjë shumë e bukur të jesh pjesë e Kombëtares, diçka e veçantë. Përfshirja në ekipin kombëtar të imponon të japësh më shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë kanë nivel më të lartë se ne që luajmë këtu në Shqipëri dhe duhet të mësojmë prej tyre. Nuk kemi biseduar me trajnerin Panucci, por e dimë çfarë kërkon, sepse na kanë treguar. Në stërvitjen e parë kishim emocione dhe deshëm të jepnim 100%-in tonë. Ndryshon shumë Kombëtarja A, sepse tek ekipi U-21 jemi të gjithë moshatarë. Këtu është ndryshe, ka lojtarë me shumë eksperiencë. Skënderbeu është një ekip shumë i mirë dhe ka bërë mirë në Europë, kështu që është mirë të luaj me të, edhe nëse nuk shkoj jashtë për momentin.Në Kombëtare na kanë ndihmuar shumë lojtarët me përvojë që të përshtatemi, Etriti, Mërgimi dhe të tjerët. E rëndësishme është që jemi këtu, pastaj për aktivizimin vendos trajneri”, – deklaroi ndër të tjera Kristal Abazaj.

Gavazaj: Kombëtarja, dhurata më e bukur për ditëlindjen
Në konferencën e djeshme për shtyp për Kombëtaren shqiptare ka dalë edhe mesfushori i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili po dje festonte 23-vjetorin e lindjes. Ai u shpreh mes të tjerash se kjo është një arritje e madhe për të, ndërsa theksoi se zgjedhjen për të luajtur me Shqipërinë e ka bërë prej kohësh:“Natyrisht që kisha shumë emocione për thirrjen në Kombëtare. Ishte një ndenjë e papërshkrueshme. Ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen time, pasi kjo është arritja më e madhe e imja. Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e ekipit kombëtar. Gjithmonë do të jap maksimumin. Ne lojtarët e rinj duhet të bëjmë punën tonë, të tregojmë vlerat tona. Kush luan dhe kush jo, e di trajneri. Jam shumë i kënaqur këtu, pasi kam edhe disa shokë nga e kaluara. Ne duhet ta tregojmë veten me ekipin dhe me Kombëtaren, pastaj të shohim për ndonjë aventurë jashtë. Jam këtu, sepse e kam bërë zgjedhjen me dëshirën time, e kam bërë prej kohësh, kur kam qenë pjesë e ekipit Shpresa.”

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet