VIDEO/ Kombëtarja e Gambias disa minuta larg vdekjes pas makthit të fluturimit, piloti ulje emergjente: Jo i gatshëm për të vdekur

VIDEO/ Kombëtarja e Gambias disa minuta larg vdekjes pas makthit të fluturimit, piloti ulje emergjente: Jo i gatshëm për të vdekur

Ekipi i Gambias në avion

Momente paniku në ajër për skuadrën e Gambia, që po udhëtonte për në Bregun e Fildishtë, aty ku nis Kupa e Kombeve të Afrikës. Shkak është bërë vapa e madhe dhe mungesa e oksigjenit në avionin që udhëtonte kombëtarja afrikane.

“Duhej të udhëtonim me një avion të vogël nga Gambia për në Bregun e Fildishtë, por menjëherë vumë re që aty ishte shumë vapë. Na konfirmuan se situata do të përmirësohej pasi të ngriheshim në qiell. Por ndodhi e kundërta, pasi vapa e tmerrshme u shoqërua me mungesën e oksigjenit. Shumë persona patën dhimbje koke dhe marrje mendsh. Shumë të tjerë i zuri një gjumë i thellë. Gjithsesi, pasi u ngjitëm në ajër situata u përkeqësua”, thuhet në reagimin e Federatës.

Ish-lojtari i Manchester United, Saidy Janko ishte mes lojtarëve në bordin e avionit. Ai ndau një video të lojtarëve duke zbritur nga avioni, krahas mbishkrimit.

"E papranueshme. Pasi udhëtuam gjithsej 32 orë nga Arabia Saudite (kampi trajnues) në Gambia me pushime të gjata në Stamboll dhe Casablanca, ne duhej të fluturonim nga Gambia në Bregun e Fildishtë", thuhet në reagim.

Federata e Futbollit të Gambias sqaron se piloti nuk pati asnjë alternativë tjetër, veçse të kthehej dhe të ulej aty ku u nis.

"Piloti nuk pati alternativë tjetër veçse të bënte ulje të detyruar në aeroportin nga ku ishim nisur, pas vetëm 9 minutash fluturim. Shyqyr që ia doli mbanë, pasi edhe ai vuante dhe do të kishim patur pasoja katastrofike nëse do të vazhdonim, pasi situata do të ishte rënduar edhe më shumë”, thanë drejtuesit e Federatës.

Trajneri i ekipit, Tom Saintfiet tha se nuk është i gatshëm të vdesë jashtë fushës së futbollit. "Sikur e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte që ai fluturoi. Ka kufij, unë jam i gatshëm të vdes në fushën e futbollit, nuk jam i gatshëm të vdes për punën time jashtë fushës", tha trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?