Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë, të dielën sfida! Bajrami: Jemi në gjysmë të rrugës! Mitaj: Pika kundër Çekisë do na ndihmojë

Kombëtarja ka mbyllur gjysmën e fushatës elminatore të Europianit 2024, por për kuqezinjtë nuk është momenti për të pushuar. Nën drejtimin e Sylvinhos kanë nisur përgatitjet për sfidën e së dielës me Poloninë, që vjen pas një momenti pozitiv të krijuar nga barazimi 1-1 me Çekinë. Autori i golit Nedim Bajrami, thotë se duhet ende shumë punë për të përmbushur ëndrrën e kualifikimit.

“E dinim se do ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, sepse kundërshtari ishte fizikisht shumë i fortë. Ne dhamë shpirtin në fushë dhe shënuam 1-1. Unë jam i lumtur që ndihmova skuadrën, por të gjithë luajtëm shumë mirë. Tani kemi një ndeshje tjetër. Kemi akoma rrugë të gjatë për të bërë", tha Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares.

Mbrojtësi 20-vjeçar Mario Mitaj beson se barazimi me Çekinë do ta ndihmojë shumë kombëtaren pas 2 ditëve me Poloninë.

“Si unë dhe ekipi bëmë një paraqitje shumë të mirë. Mbrojtëm, sulmuam sëbashku dhe dhamë shpirtin për skuadrën. Ky grup në dy vitet e fundit është shumë harmonik në dhomat e zhveshjes. Me këtë rezultat pozitiv do jemi edhe më të përqëndruar dhe të motivuar kundër Polonisë", u shpreh Mario Mitaj, futbollist i kombëtares.

Polonia që renditet në vendin e 3 në grup, me 1 pikë më pak se Shqipëria, do tentojë të mposhtë kuqezinjtë në Air Albania për ti marrë vendin, pasi dy përfaqësueset e para shkojnë në Europian. Ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2024, u zhvillua me 27 mars në Varshavë dhe u fitua 1-0 nga polakët me golin e Sëiderskit. Të dielën Shqipëria do ketë ndihmën e madhe të tifozëve, pasi 22 mijë biletat janë shitur me kohë, ndërsa sfida do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Spanja me kryesor Jose Maria Sanchez.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali