Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka mbyllur përkohësisht aventurën e tij te Rangers, duke u transferuar në huazim te skuadra saudite Al-Taawoun.
Bajrami do të jetë pjesë e klubit të Pro League për sezonin 2026-27, pasi mësoi se nuk do të kishte një rol të rëndësishëm në planet e trajnerit të Rangers, Derek McInnes.
Futbollisti 27-vjeçar largohet në formë huazimi, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve përfshin edhe një opsion blerjeje me vlerë 2.5 milionë euro. Gjatë periudhës së huazimit, Al-Taawoun do të mbulojë pagën e mesfushorit shqiptar.
Rangers konfirmoi zyrtarisht largimin e Bajramit përmes një komunikate. “Konfirmojmë se Nedim Bajrami i është bashkuar Al-Taawoun në një marrëveshje huazimi, me opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme. Të gjithë te Rangers i urojnë Nedimit gjithë të mirat gjatë kohës së tij në huazim.”
Bajrami tashmë pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në Arabinë Saudite, pas eksperiencës në futbollin skocez me fanellën e Rangers. Në Arabinë Saudite pritet të kalojë edhe Berat Gjimshiti.










Komente
Komento