Kombëtarja, Panucci me dorë të
hekurt, çon Cikalleshin në shtëpi

Kombëtarja, Panucci me dorë të<br />hekurt, çon Cikalleshin në shtëpi
Trajneri i kombëtares së futbollit, Christian Panucci ka filluar aventurën në drejtimin e Shqipërisë me dorë të hekurt duke përjashtuar për dy ndeshjet e radhës sulmuesin Sokol Cikalleshi.
 
Sulmuesi i telefoni sot në mëngjes teknikut duke i kërkuar leje për të mos qenë i pranishëm në grumbullimin e parë sot në orën 12:00 për shkak se do të firmoste me ekipin e ri, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga italiani.
 
Christian Panucci deklaroi se rregullat janë të qarta dhe nuk negociohen, “Cikalleshi shkon në shtëpi”.
 
Lista ka 24 lojtarë, por do të jenë 23 lojtarë. Janë 23, pasi Sokol Cikalleshi këtë mëngjes më telefoni dhe më tha se nuk mund të vinte, pasi duhet të ishte prezent me ekipin e ri ku do të firmoste.
 
Dhe pasi e dëgjova, i thash që nuk mund të jap leje, sepse kontratat mund të firmosen edhe përmes E-mail.
 
Firmoja mund të bëhet edhe përmes menaxherit, që mund të marrë avionin dhe të vijë të firmos lojtari apo për të shkuar te vizitat mjekësore në Tiranë, pasi edhe këtu ka të specializuara. Duke mos ardhur në orar në grumbullim, lojtari nuk do të vijë, lojtari shkon në shtëpi.
 
Sepse ka disa rregulla që i përkasin punës sime dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të ndihen të lumtur, por nuk i lejoj askujt që të bëjë cfarë të dojë ai.
 
Janë disa lojtarët të tjerë që mund të luajnë si sulmues, por gjëra më e rëndësishme është rregulli. Pasi nëse nj lojtar vjen në 3, njëri në 5 dhe tjetri 8, nuk shkojmë gjëkundi.
 
Kombëtarja është krenari dhe rregullat duhen respektuar dhe sa të jem do të bëhet kjo gjë. Grumbullimi do të nisë në orën 18:00 për të gjithë.
 
Përjashtim bën Kukeli me Abrashin për shkak të linjave ajrore, pasi nuk varet prej tyre, por për linjën. Gjithcka që mund ta konsideroni të rëndë, është dicka normale në jetë.
 
Nuk mund të shkojë ardhja sipas orarit. Kombëtarja është dicka e rëndësishme. Dëshirë, vullnet dhe krenari
” deklaroi ai.
 
Por ai vlen që të veprohet me dorë të hekurt kur kemi një grup me pak alternativa? “Luaj edhe me ju, mjafton të respektoni rregullat...” u përgjigj ai para gazetarëve.
 
Christian Panucci: Xhaka më kërkoi falje
Trajneri ka folur edhe për çështjen e Taulant Xhakës, duke zbuluar se gjithçka është mbyllur, pasi lojtari kërkoi ndjesë për arrogancën që tregoi në Zvicër.
 
Xhaka dhe Kaçe nuk janë jashtë për arsye disiplinore. Xhaka gaboi, por më telefoni avokati i tij dhe ai dhe këtë cështje e konsideroj të mbyllur, e konsideroj cështje të mbyllur. E vlerësova edhe faljen, për këto dy ndeshje nuk është për arsye teknike. Gjithcka që bëj e bëj për Shqipërinë, jo veten time” deklaroi ai.
 
“Luajmë për fitore përballë Maqedonisë dhe Lihteshteninit”
Tekniku u shpreh se për dy ndeshjet e radhës do të kënaqet vetëm me fitoren, ndërsa nuk zbuloi asgjë për formacionin.
 
Do të punojmë për të mundur Maqedoninë dhe Lihteshteinin. Unë do të përpiqen që të bëj maksimumin me formacionin për të marrë më të mirën. Ka disa variacione të mundshme për formacionin. Kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje”.
 
Berisha apo Strakosha
Jam shumë i lumtur, pasi nuk kam dy, kam tre portier shumë të mirë, por formacionin do ta shikoni ditën e shtunë. Por janë të tre shumë të mirë” tha italiani.
 
Tre të rinjtë
Balliu luan te Metz, e pashë, vrapon shumë, do shumë të rritet, por e meriton që të jetë në kombëtare. Edhe Ahmeti në cështje individuale më pëlqen dhe prandaj e ftova në kombëtare” u shpreh ai.
 
Cfarë më tha Presidenti Duka
Presidenti më tha; jam 30-deri në 40 trajnerë që duan të drejtojnë Shqipërinë. Kishte një kohë ku na është dashur ti kërkonim ne dhe ky transforimin që është bërë është meritë e lojtarëve, të cilët bënë që Shqipëria të ishte e respektueshme në Europë. Ky grup duhet mbrojtur, duhet të kthejmë frymën në 4 ndeshjet e mbetura. Duhet të vazhdojmë këtë që është arritur nga De Biasi. Është dicka e rëndësishme ajo që arriti të ndërtojë Shqipëria” përfundoi trajneri i kombëtares.
 
Trajneri i ekipit kombëtar A, Christian Pannucci bëri publike pak ditë më parë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore, respektivisht  të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë