TIRANE - Trajneri Skënder Gega ka zbuluar ekipin për ndeshjen e radhës së eliminatoreve që do të zhvillojë në Spanjë. Ndeshja kundër spanjollëve do të zhvillohet në stadiumin “Las Gaunas”, në Logrono 350 km larë Madridit. Kuqezinjtë luajnë më 9 shtator ora 20:30, ndërkohë që grumbullimi këto ditë po të bëhet në Durrës.

Lista e kombëtares për këtë ndeshje ka në përbërje këto futbollistë: Tomas Strakosha, Aldo Teqja, Valentin Gjokaj, Arbnor Fejzullahu, Elvis Prenci, Amir Rrahmani, Imbran Bunjaku, Idriz Batha, Edon Hasani, Fabio Hoxha, Herolind Shala, Haxhi Neziraj, Leonit Abazi ,Mario Morina, Klodian Gino, Arben Muskaj, Enis Gavazaj, Gersi Delia, Florind Bardulla, Vedat Murriqi.

Në tre ndeshjet e luajtura deri tani, ekipi kombëtar nuk ka marrë asnjë pikë duke treguar shumë dobësi.  E njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe në ndeshjen e radhës që Shqipëria U-21 do të zhvillojë në Spanjë, pasi është e pamundur që të pretendosh të marrësh pikë, pasi diferenca mes ekipeve është tejet e madhe.

Kampionët e Evropës deri tani kanë zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe janë pretendentë për titullin kampion, pasi fazën e grupeve nuk e diskutojnë aspak. Megjithatë trajneri Gega dhe pjesa tjetër e ekipit janë optimistë për një paraqitje të mirë në Gadishullin Iberik. Ndeshja do të zhvillohet në të njëjtin orar me atë të kombëtares A.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)