Kombëtarja shqiptare ndeshje miqësore ndaj Italisë më 16 nëntor në stadiumin ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare ndeshje miqësore ndaj Italisë më 16 nëntor në stadiumin ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë në 'Air Albania Stadium'.

Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. 

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda