Kombëtarja U-21/ Alban Bushi fton Stiven Shpendin

Kombëtarja U-21/ Alban Bushi fton Stiven Shpendin

Stiven Shpendi

Një nga binjakët Shpendi, Stiveni do jetë pjesë e Kombëtares U-21 për dy ndeshjet miqësore kundër Moldavisë.

Mediat pranë klubit të Serie B, Carrarese, raportojnë se sulmuesi është ftuar nga tekniku kuqezi. Trajneri Alban Bushi ka ftuar shumë emra të rinj në grumbullim, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe cilët mund të jenë për ndeshjet e radhës zyrtare.

Gjithashtu më herët u njoftua edhe afrimi në grumbullim i lojtarit të Leçes, Dario Daka, i cili menjëherë është bashkuar me grupin në stërvitje.

Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor në orën 14:00. Më 18 nëntor Shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dyja takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot