Kombëtarja U-21, Çekiçi dhe Ndoj: E mundim Sllovakinë!

Kombëtarja U-21, Çekiçi dhe Ndoj: E mundim Sllovakinë!

 

Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi ishin të përzgjedhurit e trajnerit Alban Bushi nga Kombëtarja U-21 që kanë folur në koferencën për shtyp. Të dy mesfushorët kuqezi kanë folur me nota mjaft optimiste për ndeshjen me Sllovakinë, që luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” më 23 mars.

“Jemi duke u stërvitur përditë, nuk kemi folur specifikisht për pozicionin e mesfushës. Kur të vij ndeshja, do të shohim si mund të luajmë, nuk e dimë akoma. Jemi grup i mirë, kemi lojtarë të mirë dhe mesfusha nuk ka mungesa, në fund vendos trrajneri. Kemi parë ndeshjet dhe po i studiojmë. Shpresojmë për fitore dhe të luajmë sa më mirë. Do të na mungojnë shumë lojtarët që kanë ikur në kombëtaren A, por kanë ardhur lojtarë të rinj, që shpresoj të japin maksimumin. Do t’i fitojmë dy ndeshjet me Sllovakinë” – u shprej Ndoj.Ndërsa mesfushori-sulmues Endri Çekiçi, u shpreh: “Është pak e rëndësishme të përfaqësosh kombëtaren A apo kombëtaren U-21. Unë vij gjithmonë me dëshirë dhe dua të jap maksimumin tim. Kalimi te kombëtarja është diçka që nuk më takon vetëm mua, por edhe më takon vetëm mua. Në momentin që do të bëj atë hapin që të gjithë presin, besoj se kombëtarja A është aty dhe do të vij koha vetë. Asnjë lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur nga ajo çfarë ka ofruar deri tani, pasi do të ofrojë edhe më shumë, duke qenë akoma dhe më i mirë, duke tejkaluar veten. Çdo lojtar që hyn në fushë nga minuta e parë, ka përgjegjësitë e veta dhe e rendësishme është që lojtarët të jënë të qetë nga ana psikologjike, të japin maksimumin e tyre. Akoma nuk kemi një formacion për t’u hedhur në fushë. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin"
 

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!