Kombëtarja U-21 ende e tronditur nga Çekia, Bushi: Në dy ndeshjet e radhës i kënaqur dhe me 3 pikë

Kombëtarja U-21 ka shpallur listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore të Europianit kundër Andorës me 7 tetor dhe kundër Sllovenisë me datë 11, sfida që do zhvillohen në Shqipëri. Trajneri Bushi thotë se ka përzgjedhur lojtarët më në formë, ndërsa le të kuptohet se humbja e fundit 4-0 kundër Çekisë ka lënë edhe pasoja psikologjike.

Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21: “Ne duam të marrim 3 pikë në ndeshjen me Andorrën, që është shumë e rëndësishme për ne. Ne vijmë nga një humbje jo e mirë dhe në përgjithësi gjithmonë humbjet janë të hidhura, siç ishte humbja me Çekinë. Grupin nuk e kemi të plotë, që nga fillimi i eliminatoreve deri tani, grupi ka qenë me shumë mungesa dhe me shumë vajtje në ekipin e parë. Por gjithsesi, jemi munduar që edhe me ato moshat e vogla që kemi marrë të bëjmë më të mirën.”

Portieri Marko Alia, që është pjesë e Lazio-s, ishte protagonist me gabimet e tij kundër Çekisë, ndërsa mungesën për ndeshjen e radhës Bushi e justifikon kështu:

Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21: “Ne gabuam të gjithë, nuk gaboi vetëm Marco Alia. Gabimet janë pjesë e lojës, po nuk gabove, i bie që mos të fitojë asnjëri. Alia ka pasur arsye personale, më ka telefonuar dhe nuk ndihet mirë për momentin. Do të fokusohet tek ekipi i tij dhe për këtë arsye nuk është pjesë e ekipit këtë radhë. Nuk mendoj asnjëherë që një lojtar që gabon, të mos jetë pjesë e ekipit. E kam thënë gjithmonë që, gabimet janë shumë të këqija kur janë gabime në mendim dhe jo kur janë gabime teknike."

Pas dy ndeshjeve të para në grupin eliminator të Europianit Shqipëria renditet në vendin e katërt me 3 pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës