Kombëtarja U-21 shpall listën, Bushi: Disa futbollistë i donte Reja, kundër Austrisë vetëm për tre pikët

Trajneri I kombëtares U-21 Alban Bushi ka shpallur sot listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kundër Francës për miqësoren e 5 shtatorit dhe kundër Austrisë për eliminatoret e Europianit. Në listë me 23 futbollistë bien në sy rikthimet e disa lojtarëve si Gentian Selmani që së fundmi është transferuar në Turqi, Armando Broja që luan me të rinjtë e Chelsea-s si dhe Lindon Selahi i cili është pjesë e Tweente-s.

Përpara sfidave trajneri Bushi është shfaqur optimist për futbollistët që ka në dispozicion.

“Kam shumë lojtarë pretendentë për te ekipi i parë A dhe të gjithë mund të luajnë për 2-3 vite. Edy Reja donte disa prej tyre porn w bashkpunim edhe me drejtorin e ekipeve kombëtare menduam të marrim disa mesfushorë për këtë ndeshje. Në të ardhmen 3-4 prej tyre do të jenë me Reja-n.”

Bushi më tej u shpreh se Franca është një kundërshtar shumë i fortë, ndaj të cilëve nuk mund të pretendohet shumë, por për sfidën me Austrinë, e cila vlen për eliminatoret, trajneri i U-21 u shpreh se duhet fituar me patjetër.

“Ne do të mundohemi të marrim 3 pikët ndaj Austrisë pasi nëse nuk i marrim na nxjerr jashtë loje. Ka pasur futbollistë që ka pasur në Europian dhe ka ekip të fortë. Ndaj ekipeve të forta ne kemi treguar se dimë të shënojmë.”

Shqipëria renditet në Grupin 3 të eliominatoreve dhe aktualisht mban vendin e tretë me 2 pikë pas 3 ndeshjeve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë