Kombëtarja vendoset nën urdhrat e
Bogdanit pas fitores me Rumaninë

Kombëtarja vendoset nën urdhrat e<br />Bogdanit pas fitores me Rumaninë
Dita pas fitores historike kundër Rumanisë është shoqëruar me një seancë stërvitore në fushën e kompleksit stërvitor në Perros Guirec për Kombëtaren Shqiptare. Nën urdhrat e trajnerit De Biasi u vendosën vetëm lojtarët që nuk u aktivizuan në s􀂿 dën e Lyonit, ndërsa pjesa tjetër ndoqi një program të veçuar në palestër, pishinë apo xhakuzi për të shkarkuar lodhjen muskulore dhe për të rikuperuar energjitë.

Trajneri Gianni De Biasi qëndroi në hotel bashkë me përgatitësin atletik, Alberto Bele, ndërsa stërvitja u drejtua nga Tramezzani, i ndihmuar nga Bulku dhe Bogdani. I pranishëm mes lojtarëve që zbritën në fushë ishte edhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi. Në total, në fushë zbritën 11 lojtarë ku ra në sy mungesa e Ergys Kaçes, i cili zgjodhi të qëndronte në hotel pas problemeve që pati gjatë rrugës së kthimit nga Bresti në Perros Guirec.

Një tjetër mungesë që ra në sy ishte edhe ajo e Taulant Xhakës i cili vazhdon të ketë probleme shëndetësore. Pas rreth një muaji në grumbullim, në përfundim të ndeshjes me Rumaninë, lojtarët patën mundësinë të takonin edhe të afërmit e tyre, çka ndikoi edhe në humorin e tyre seanca e pasdites u shoqërua nga batutat dhe fytyrat e buzëqeshura të skuadrës. Fillimisht grupi nisi disa ushtrime me topin dhe më pas iu nënshtrua punës me kapacitet të plotë.
 
Burim Kukeli ishte një prej mungesave të mëdha të Shqipërisë, në sfidën e fituar me Rumaninë. Pezullimi me kartonë, që e detyroi ta shihte nga tribuna duelin në Lion mbetet pengu i mesfushorit, që gjithsesi shfaqet i gëzuar për suksesin historik në finalet e një turneu madhor.

“Kisha dëshirë të luaja edhe kundër Rumanisë, por jam i lumtur që skuadra mori tre pikë dhe realizuam një 􀂿 tore historike. Për të gjithë, për ekipin, federatën dhe të gjithë tifozët shqiptarë ishte një 􀂿 tore e rëndësishme dhe një sukses i madh.

Të paktën arritëm një 􀂿 tore në tre ndeshje të luajtura në Kampionatin Europian.Pengu ynë? Duhej të kishim marrë të paktën një pikë në ndeshjet me Zvicrën dhe Francën dhe tashmë mund të ishim kuali􀂿 kuar. Me Francën pësuam në minutat e fundit. Por, i kemi ende shanset dhe shpresojmë te ekipet e tjera. Ne e dhamë maksimumin, por tashmë nuk varet më nga ne. Presim dhe të shohim, ne shpresojmë.”
 
Pavarësisht se, si portieri i tretë Alban Hoxha dhe mbrojtësi Naser Aliji, Orges Shehi është ndër të paktët kuqezinj që nuk janë aktivizuar për asnjë çast në s􀂿 dat e Euro 2016, emocionet dhe përjetimi i ndeshjeve ka qenë maksimal.

“Ne që jemi pjesë e kësaj skuadre, jemi shumë krenarë që ndodhemi në këtë event kaq të rëndësishëm. Një nga armët tona më të forta është kolektiviteti. Nuk ka hatërmbetje përse nuk zbresim në fushë. Ne që qëndrojmë në stol i ndjemë emocionet e lojës njësoj si ata lojtarë që janë në fushë.”


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë