Kombëtarja zhvillon stërvitjen në Frankfurt, Balaj: Me skemën e Reja-s do shënojmë më shumë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur të dielën në Frankfurt aty ku do të stërvitet deri më 7 qershor për dy sfidat eliminatore të Europianit kundër Islandës dhe Moldavisë. Ndërkohë sot dy futbollistët Bekim Balaj dhe Frederik Veseli kanë folur për mediat, duke u shprehur besimplotë për rezultate pozitive. Fillimisht sulmuesi shkodran, i pyetur për skemën e preferuar të Edy Reja-s me dy futbollistë në sulm, deklaron:

“Sigurisht që do të jetë më mirë për cilindo që luan në sulm të ketë një partner në këtë repart. Kështu që bashkpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe.”

Veseli në ndeshjen e parë pret një Islandë ndryshe nga ajo e Botërorit dhe kjo e bën optimist.

“Besoj se Islanda si çdo skuadër tjetër që arrin në kulm ka një rënie. Kjo është diçka normale dhe në këtë moment nuk është skuadra që ka qenë më para. Pse jo mos të dalim me fitore.”

Më tej mbrojtësi që aktivizohet me Empolin, skuadër e cila këtë sezon zbriti në ‘Seria B’, i pyetur për mundësinë e lëvizjes në merkato përgjigjet:

“Jam lojtar i Empolit, por në rast se ka një mundësi më të mirë e pozitive për mua dhe skuadrën do të ishte e udhës të lëvizja.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh