Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se nuk beson se NATO, do t’i kërkojë ndonjëherë falje Serbisë për bombardimet në vitin 1999, siç bëri së fundmi presidenti çek, Millosh Zeman.
“Ata do të vazhdojnë të përsërisin se bënë më të mirën e mundshme dhe donin vetëm të parandalonin një katastrofë humanitare. Unë nuk besoj në ndonjë kërkimfaljeje zyrtare institucionale nga NATO. Por nëse më pyet nëse Millosh Zeman është presidenti i fundit që e bën atë, unë nuk mendoj kështu. Është i para, por nuk është e fundit”, tha Vuçiç.
I pyetur nga mediat çeke lidhur me kërkimfaljen e presidentit Zeman, ai tha se një gjë e tillë për një komb të vogël si Serbia, e cila u bombardua nga 19 vende, është shumë e rëndësishme. A shtoi se një gjest i tillë ngre krenarinë dhe dinjitetin e kombit serb.
“A e dini se çfarë do të thotë kjo për një komb të vogël në Evropë? Kombi ynë i vogël u sulmua nga 19 vende të huaja, të cilat gjithmonë do të thonë se ata e bënë atë për shkak të një katastrofe humanitare, për shkak të fëmijëve, për shkak të gjithçkaje. Në vend të kësaj, ata vranë 72 fëmijë në Serbi duke i bombarduar ata. A ishte ky çmimi që u detyruam ta paguanim? A donin ata të na ndëshkonin në këtë mënyrë? Ky me të vërtetë nuk ishte dënim i ligjshëm. Kjo është arsyeja pse fjalët e presidentit Zeman nuk janë vetëm shumë të rëndësishme për mua, por gjithashtu ngrenë krenarinë time dhe dinjitetin e kombit tonë. Ai nuk mund t’i bënte më të lumtur qytetarët tanë”, u shpreh Vuçiç.
Lidhur me këtë kërkimfalje, 2 ditë më parë, ka reaguar edhe kryeministrja e serbe, Anna Brnabiç, e cila u shpreh se fakti që presidenti i Çekisë, Millosh Zeman kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në 1999, është një “akt historik” dhe një “gjest i madh”.
Ky moment historik, ndodhi një javë më parë, gjatë një vizite zyrtare të presidentit serb, Aleksander Vuçiç në Çeki.
Gjatë zhvillimit të takimit të dy krerëve të shtetit, Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.
Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak kundër Jugosllavisë, gjatë Luftës së Kosovës.
Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sulmet ajrore zgjati nga 24 mars 1999 deri në qershor 10, 1999.
Milloshi i kërkon falje milloshevicit. Shiheni veten në pasqyrë një herë e reflektoni për atë që ndodh Viktimën e bën kollaj po të shohësh në sy kosovarët nuk te ri mirë.
Përgjigju