Shqipëria ndodhet në një situatë kaotike prej mbrëmjes së kaluar, e cila është pushtuar nga reshjet e dendura të shiut dhe ndodhet nën pushtetin e ujit. Përmbytjes dhe situatës së rënduar nuk i ka shpëtuar edhe kryeqyteti, i cili ka shënuar një sërë problematikash, ku shumë rrugë janë mbuluar nga balta e uji, duke shkaktuar jo pak probleme në qarkullim.

Për shkak të motit tepër të vështirë, sapo është shënuar një aksident në hyrje të Kombinatit. Një qytetar ka dërguar fotot e aksidentit në redaksinë e Report Tv, ku duket qartë skema horror. Një makinë tip 'Benz' ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës, duke u hedhur sipër një makine tjetër.

Makinat kanë pësuar shumë dëmtime, por nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku për shkak të aksidentit është krijuar një trafik i rënduar. 

[gallery]24977[/gallery]

d.c./shqiptarja.com