TIRANE - Bashkia e Tiranës menjëherë pas publikimit të shkrimit në gazetën “Shqiptarja.com”, në të cilin thuhej se punonjësit e parkut të udhëtarëve, përfshi këtu e linjën e transportit publik Kombinat-Kinostudio, se të hënë do të bllokojnë këtë linjë , për arsye se kanë 4 muaj pa marrrë pagat, ka përzgjedhur operatorin e ri.
Në një njoftim për media Bashkia njofton se ka përzgjedhur operatorin e ri që do të ofrojë shërbimin në linjën Kombinat-Kinostudio. Sipas njoftimi të bashkisë “Operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj. Këta autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh do t’u vihen në shërbim qytetarëve, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licencimit.
Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat – Kinostudio, në 36” shkruhet në njoftim. Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00.
Dje kryetari i Federatës së Transportit, Zija Hasanaj në një prononcim për “Shqiptarja.com” lajmëroi se të hënën në orën 7 e 30 deri në orën 8 e 30, të gjithë autobusët e linjës Kombinat- Kinostudio do të zhvillojnë një grevë, duke bërë që për një orë mos të qarkullojë asnjë autobus i kësaj linje.
“Të hënë nga ora 7 e 30 deri në orën 8 e 30, të gjithë autobusët e linjës Kombinat-Kinostudio, nuk do të qarkullojnë, pra nëse punonjësve nuk u jepen pagat ne do të bëjmë një grevë njëorëshe” thotë Hasanaj. Më tej kryetari i Federatës së Transportit tha se “greva për ne që jemi sindikatë lejohet, pasi ne po mbrojmë të drejtat e punonjësve”.
Parku i udhëtarëve në Tiranë është e vetmja ndërmarrje sh.a e pa privatizuar në sektorin e transportit urban. Por që tashme duket se edhe kjo do të privatizohet. Vendosja e autobusëve për këtë vjen pas shumë ankesash të bëra nga qytetarët, për amortizimin e autobusëve të linjës Kombinat-Kinostudio.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com