TIRANË - Një aksident mes katër makinave ka ndodhur sot pak minuta para orës 15:00 në hyrje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Tiranës, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga aksidenti, i ndodhur saktësisht pranë servis "Xha Bafti", mësohet se kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve janë rëndë dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak.

Pas aksidentit ka nisur dhe një zënkë mes personave që ndodheshin në katër makinat e përfshira. Policia e komisariatit numër 6 në kryeqytet, të cilës i përket të merret me këtë ngjarje, ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa ka nisur hetimet edhe për grindjen. Pas hetimeve të para policia ka arrestuar dy prej drejtuesve të mjeteve si shkaktarë të aksidentit dhe grindjes mes dy palëve.

Shkak fillestar i aksidentit dyshohet se është shpejtësia. Ndërsa policia ka bllokuar edhe dokumentet e makinave të aksidentuara; tip Skoda me targë AA 679 AP,  Opel me targë TR 5443 F, Fiat me targë TR 5101 P dhe një automjet Volkswagen me targë AA 114 AZ . Pas aksidentit është bllokuar përkohësisht edhe rruga ku ka ndodhur ngjarja për shkak të hetimeve.

akisidenti ne kombinat
(Makina tip 'Skoda' që u përfshi në aksident - Foto të tjera)

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/ac/mag/shqiptarja.com)