TIRANË - Një 80-vjeçar ka gjetur vdekjen, pas zjarrit të rënë në banesën e tij në rrugën “Bedri Karapici” në Kombinat. Myftar Kuçi ishte invalid dhe ndodhej i vetëm në shtëpi, kur furnela për ngrohje ka shkaktuar ngjarjen e rëndë. Report Tv ishte në vendngjarje vetëm pak minuta më vonë, ku dëshmitarët treguan gjithë dinamikën.
Myftar Kuçi, invalid, ndodhej i vetëm në një dhomë në katin e tretë të pallatit, kur është rrëzuar furnela me të cilën ngrohej, duke bërë që tapeti e më pas e gjithë banesa të përfshihet nga flakët e zjarrit. Bashkëshortja e tij bashkë me dy fëmijët e mitur, nuk ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.
Report Tv ishte në banesë vetëm pak minuta pas zjarrit, ku komshinjtë treguan se si kishin parë tym tek dilte nga banesa dhe më pas kishin njoftuar zjarrëfikësen. "Pamë tym që dilte nga shtëpia dhe nxituam. Ishte edhe një vajzë e vogël në shtëpi, e cila fatmirësisht ndodhej jashtë në ato momente. Shkuam me shpejtësi dhe larguam vajzën, por plakun s’e nxorëm dot. Frikë kishim nga bombola e gazit. Jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Bashkëshortja kishte dalë jashtë të kërkonte djalin se ishte larguar nëpër lagje. Ka qenë një furnelë në prizë e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin dhe më pas është përfshirë e gjithë banesa. Kam qenë unë që lajmërova zjarrfikësit të cilët mbërritën shpejt por gjithçka këtu ishte në tym dhe zjarr”, shprehet një nga fqinjët e të moshuarit.
Zjarrëfikësja ka operuar nga ana e jashtme e pallatit, pasi nga hyrja ka qenë e pamundur. Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, por gjithçka rezultoi e kotë, pasi paralizimi i gjymtyrëve e ka bërë të pamundur që ai të mbrojë veten. Policia po punon për dokumnentimin e plotë të ngjarjes.
/Shqiptarja.com

[gallery]25611[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën "Bedri Karapici", në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO