Kombinati i Autotraktorëve 39
vjet histori.Njihuni me tornitorin veteran

Kombinati i Autotraktorëve 39<br />vjet histori.Njihuni me tornitorin veteran
Në Kombinatin e Autotraktorëve në Tiranë pamja të kthen dekada pas në kohë.

Lidhja me të sotmen janë këta inxhinierë mekanikë, që megjithë thinjat e moshës, mbajnë në këmbë industrinë mekanike me cikël të mbyllur, e cila prodhon pajisje sipas porosisë.

Sefer Shkëmbi, 61 vjecarin nga Tirana, Report Tv e gjen pranë tornos, profesioni i tij 47-vjecar.

Ishte 15 vjec kur kuptoi se kureshtja për inxhinierinë mekanike do e shoqëronte gjatë në jetën e mbushur me pasion për dijen dhe vullnet për punën.
E nëse i kërkon të ndajë me ne dicka nga vitet e rinisë, arrin të lexosh në të nostalgjinë.

"Ishim në klasë të 6-7 të fillore, dhe shkonim për të bërë praktika. Kishim pasur një orë atëherë që shihnim këto punët dhe shihnim dhe na pëlqente dhe donim që të punonim dhe ne se s'kishim parë ndonjëherë mjete që lëviznim, dëshira, grup shokësh i hymë kësaj pune dhe jemi këto që jemi", u shpreh inxhinieri mekanik.

Teksa punon për një pjesë traktori që duhet ta mbyllë shpejt, na tregon se mekanika është precizion, do shumë dije e ca më shumë kujdes.

"Po bëj një krahasim figurativ, si një gur i dalë nga dheu që e skalit dhe bën që t'i shërbejë automjeteve dhe e jep produkt të gatshëm. Është art", tha për Report Tv Sefer Shkëmbi.

Edhe pse pagat e ulta dhe vështirësia nuk ju njihet më, Seferi tregon për ne sekretin që e mban ende në punë.

"Çdo përfundim pune që ne e bëjmë dhe kur e merr konsumatori dhe na thotë të lumshin duart, për mua është një sadisfaksion i madh. Se jo çdo gjë matet me lekë, ajo është primare se është familjarë, do mbaj familjen por është dhe ajo kënaqësia nga falenderimet që të japin klientët që atij i del një punë e bukur që vihet në funksionim", na tregon Shkëmbi.

Por Seferi ka edhe një kërkesë që na e thotë me shpresën për ta parë investimin dhe pasionin e tij të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

"Duhet të jetë shteti një koordinator i fuqishëm, të hapë kurse kualifikimi. Ne që jemi mund të qëndroj edhe 5 vjet dhe s'ka më. 12 profesione të ndryshme që marrin njerëzit. Unë mund të kem kaluar 300-400 nxënës. Kanë shkuar në Itali, Greqi vijnë e më thonë, 'usta të puthsha duart", shprehet Shkëmbi.
 
Uzina e Autotraktorave në Tiranë, u përurua më 9 tetor 1978, si ndërmarrja më e madhe e industrisë mekanike në Shqipëri.

Por sot mbijetesa e saj numëron vitet, me shpresën për më tepër vëmendje.

[gallery]21617[/gallery]


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)