Kombinati, Kinostudio dhe Lapraka së shpejti qendra policentrike!

Kombinati, Kinostudio dhe Lapraka së shpejti qendra policentrike!

Kombinati, Kinostudio dhe Lapraka shumë shpejt do të shndërrohen në qendra policentrike. Veliaj nga Kombinati ritheksoi se një nga projektet e Bashkisë së Tiranës që do të marrë jetë këtë katërvjeçar është edhe krijimi i Tiranës policentrike, ku përfshihet qendra e Kombinatit, ajo e Kinostudios dhe e Laprakës.  Për Tiranën policentrike Bashkia e Tiranës do të zhvillojë një konkurs.

 “Me gjithë këto ndërtesa të trashëgimisë industriale shqiptare, pavarësisht se si rrodhën ngjarjet me ndërrimin e sistemit, duam që ta kthejmë pjesën e Kombinatit në një pjesë jo vetëm që të ruhet, por  të restaurohet. Ata që i kanë zënë në vitet e fundit këto ndërtesa, do të trajtohen në një mënyrë sociale, pra o me një bonus qiraje, o me kredi të butë, ose me një banesë sociale. Duhet që ky shesh që është, le të themi, simbolikë e asaj që kemi si vizion i Tiranës policentrike, të materializohet. Do të kemi tre konkurse: Kinostudio, Kombinat dhe Laprakë”, tha kryebashkiaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan-Krutje (EMRI)

Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan-Krutje (EMRI)