Komedia e autorit Jeton Neziraj, "Fluturimi mbi teatrin e Kosovës" ka marrë çmimin e publikut për teatër në "Direkleraras? Seyirci Ödülleri" në Stamboll të Turqisë, kjo pas shfaqjes që kishte pasur në muajin tetor të vitit të kaluar.
Në këtë edicion, tema e përgjithshme ka qenë "Cenzura dhe autocenzura" dhe komedia e autorit kosovar është vlerësuar si shfaqja më e mirë që reflekton këtë realitet në Turqi. Përzgjedhja është bërë nga publiku.
Komedia "Fluturimi mbi teatrin e Kosovës" është vënë në skenë në Teatrin Shtetëror të Stambollit dhe është dhënë si premierë në tetor të vitit të shkuar. Nga ajo kohë, ka pasur mbi 100 repriza në Stamboll dhe qytete tjera të Turqisë.
Komedia në turqisht është përkthyer nga Senem Cevher, kurse regjine e shfaqjes e ka bërë regjisori i mirënjohur turk Atilla ?endil. Në shfaqje luajnë aktorët: Ozan Da?ara, Selçuk K?pçak, Gamze Yapar ?endil, Cengiz Baykal, ?ahin Çelik. Pos "Fluturimit..." në Turqi janë inskenuar edhe dy drama tjera në Nezirajt, "Yue Madeleine Yue" dhe "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (dramatizim i romanit të Ismail Kadaresë).
"Fluturimi mbi teatrin e Kosovës" për herë të parë është vënë në skenë në dhjetor të vitit 2012, në Prishtinë, nga Qendra Multimedia. Produksioni Kosovar i kësaj komedie ka pasur dhjetëra repriza të suksesshme në Kosovë, Zvicër, Serbi, Maqedoni, Itali, Shqipëri e Slloveni./atsh/