Komedia ‘Kujdes nga miku’ me regji të Armand Borës shfaqet në teatrin e Durrësit

Në skenën e teatrit të Durrësit u ngjit komedia “Kujdes nga miku” me regji të Armand Borës.

“Është kënaqësi të ndash këtë vepër me publikun në Durrës. Është komendi që ndan tema të familjes”, tha regjisori.  

Një komedi familjare e ngritur mbi disa ngatërresa të cilat prodhojnë situata komike, dhe e cila nuk duhet humbur nga të gjithë artdashësit. E gjithë historia nis në momentin kur Norit, i cili bashkë me bashkëshorten e tij janë duke bërë një vizitë në familjen e Katit, mikut të tij më të mirë, i bie telefoni dhe merr vesh që dikush ka rrëmbyer Xhensilën, një vajzë e re me të cilën ka nisur një histori dashurie.

Për të gjithë artdashësit durrsak që s’patën mundësi ta shohin të premten, shfaqje do të jetë sërish në teatër mbrëmjen e së dielës.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon (VIDEO)

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon (VIDEO)