Komedia “8 femrat” me aktoret
më të njohura ringjitet në TK

Komedia “8 femrat” me aktoret<br />më të njohura ringjitet në TK
Komedia misterioze me nota muzikali “8 Femrat”, pas premierës që u dha më 27 shtator, do të ringjitet në Teatrin Kombëtar. Fabula e shkruar nga Robert Thomas në vitin 1958 vërtitet rreth një familje me tetë gra që janë mbledhur bashkë për Festat e Fundvitit. Në një çast ato zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine.
 
Pas kësaj, secila prej tyre është një e dyshuar për krimin.  Aktoret më njohura Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita e Rajmonda Bulku janë në qendër të farsës që gërshetohet mes melodramës e muzikalit.
 
Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, e më gjerë i bashkohen harmonikisht ansamblit të aktorëve për të argëtuar publikun me batutat e komedisë së zezë. “Tetë femrat” me regji të Driada Dervishit e kostumografi të Berina Kokonës, do të ngjitet në skenë në datat 1, 5 dhe 6 tetor.

[gallery]24106[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur