Komedia “Të jesh a të mos jesh i
ndershëm” në skenën "A. Moisiu"

Komedia “Të jesh a të mos jesh i<br />ndershëm” në skenën "A. Moisiu"
DURRËS - Komedia “Të jesh a të mos jesh i ndershëm” do të ngjitet sot dhe nesër në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Trupa profesioniste e teatrit të Durrësit e ka ngjitur në skenë këtë shfaqje edhe javën që shkoi me regji të Driada Dervishit.
 
Vepra teatrale me titullin origjinal “Rëndësia e të qenit Ernest” është shkruar 120 vjet më parë nga shkrimtari irlandez Oscar Ëilde, poet, dramaturg dhe eseist. Regjisorja Dervishi është kujdesur që shfaqja të përcjellë mesazhin e zvetënimit që rrezikon vazhdimisht një shoqëri, e cila mbështetet dhe mbështet hipokrizinë.
 
Ajo ka nënvizuar nëpërmjte lojës së aktorëve, ironinë deri në sarkazëm që përshkon veprën e mjeshtrit të fundshekullit të 19-të. Komedia ka në qendër temën e indenteteve të ndërruara: të dy protagonistët kanë krijuar nga një emër të ri të rremë për t’u shpëtuar ligjeve morale të shoqërisë.
 
Grupi i aktorëve të rinj që interpretojnë rolet kryesore janë Ervin Doko dhe Adelina Muça si dhe Marko Bitraku e Andia Xhunga. Gjatë komunikimit në skenë, marrëdhëniet mes personazheve shkaktojnë reagimin e shikuesve të shumtë, të cilët e pritën me duartrokitje premierën, fundjavën që shkoi.
 
Personazhi i aktores Sanie Hoti nuk mundet dhe nuk përpiqet që ta ndryshojë veten në rrjedhën e ngjarjeve të veprës, ndërsa figura e saj mbetet e domosdoshme për të kuptuar thelbin e jetës sociale në kohën kur u shkrua vepra.
 
Kostumet e punuara nga Keidi Seidiu dhe Lira Koça si dhe muzika e përzgjedhur nga Julian Shyti plotësojnë më së miri shfaqjen e komedisë “Të jesh a të mos jesh i ndershëm”.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj