Komedia "The Square” triumfon në
 festivalin “European film Awards”

Komedia "The Square” triumfon në<br /> festivalin “European film Awards”<br>
Ka triumfuar në të gjitha zërat në festivalin “European Film Awards” filmi komik “The Square”. Përveç vlerësimit për komedinë më të mirë ky film ka fituar çmimin e madh për regjinë më të mirë, skenarin më të mirë, dizajnin e produksionit dhe për aktorin më të mirë.

Filmi “The Square” ka triumfuar në festivalin “European Film Awards” për komedinë më të mirë, për regjinë më të mirë, për skenarin më të mirë, për dizajnin e produksionit. Dhe vlerësimet në këtë festival europian nuk ndalin këtu.

Ky film ka fituar edhe me aktorin më të mirë  Dane Claes Bang, i cili portretizon një drejtor të një galerie, me stil por edhe të çuditshëm.

Kritikët këtë film e kanë vlerësuar për një “satirë zvarritëse dhe guxim surreal”.

Aktorja dhe regjisorja franceze Julie Delpy, mori çmimin për arritje evropiane në kinemanë botërore. Filmi rus “Loveless” fitoi dy çmime, për kinematografinë dhe muzikën më të mirë, dhe aktorja hungareze Alexandra Borbely fitoi çmimin si aktorja më e mirë.

Çmime të tjera përfshijnë dokumentarin më të mirë, që iu nda filmit polak “Communion” dhe animacioni më i mirë për “Loving Vincent”, film i realizuar nga çifti polako-britanik, Dorota Kobiela dhe Hugh welchman.

Festivali europain i filmit është themeluar në Berlin në vitin 1988 Presidenti i “European Film Academy”, Wim Wenders, në një fjalim prekës ka kujtuar vitet ’80, periudhën e vështirë për producentëve dhe regjisorëve të filmit  në Europën e ndarë që shpesh dukej si të ishte në luftë me vetveten tha ai, pas mbylljes më sukses të këtij festivali.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër