Komentatori i CNN: E dhimbshme,si
i shpjegohet fëmijëve fitorja e Trump?

Komentatori i CNN: E dhimbshme,si<br />i shpjegohet fëmijëve fitorja e Trump?
Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është pritur aspak mirë nga komentatori i CNN, Van Jonnes, i cili e ka quajtur moment të dhimbshëm fitoren e miliarderit.

“I thua fëmijëve ‘Mos u bëni tiranë’. I thua fëmijëve ‘Mos u bëni intolerantë’. I thua fëmijëve ‘Bëni detyrat e shtëpisë dhe jini të përgatitur’. Më pas kemi këtë rezultat.” – vijon ai, mbushur me emocion, duke shprehur mendimet dhe frikën me të cilën amerikanët po përballen.

 “Si do t’ua shpjegoj këtë fëmijëve?” Komentatori politik e çon më tej mendimin e tij: “Kam miq myslimanë të cilët më shkruajnë: ‘A duhet ta lëmë këtë vend?’ Njoh familje emigrantësh të cilët janë të tmerruar sonte”, është shprehur Jonnes. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois