Ngjarja tragjike e ndodhur në Greqi tronditi të gjithë botën dhe të gjithë janë sensibilizuar me fatkeqësinë që solli zjarri.  Kjo tragjedi është komentuar edhe nga shqiptarët, ku disa prej tyre sjellin ndërmend dhe urrejtjen që ekziston mes dy popujve.

Disa prej tyre kanë komentuar në faqen Shqiptarja.com, ku rikujtojnë dhe njëherë urrejtjen: 'Mos e ngushelloni aq shume greqine,,se dihet historia e greqise,,gjithmone na kane urryer,,,ju do thoni na dha buke ne kohe te veshtira,,po buke ha dhe qeni. Ndërsa një tjetër komentues shkruan: 'Ishalla shuhen krejt se rrac ma e poshter dhe rraciste se ato ska, mazi se serbi janë.'

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe këngëtari i njohur, B2N, i cili ka sjellë ndërmend disa nga vargjet që krijuan grekët disa vite më parë për shqiptarët: I shikoni ata shqiptarë, me zorrët e tyre do bëjmë litarë. Ju kujtohet...’-shkruan ai duke lënë të nënkuptohet që nuk i vjen keq për ngjarjen tragjike.