Komentet raciste ndaj futbollistit të Interit Romelu Lukaku i kanë kushtuar shtrenjtë analistit Italian Luciano Pasirani. Ky i fundit, i cili ishte i ftuar në televizionion “TopCalcia24”, kur u pyet për Lukaku-n u shpreh:
“Nëse ata shkojnë në duel një me një me të, janë të vdekur, bien në tokë. Ju mund t’ia dilni nëse i keni 10 banane për t’ia dhënë atij për të ngrënë, përndryshe …”
Menjëherë pas këtyre deklaratave drejtori i televizionit mori masa. Për shkak të komenteve të pahijshme u vendos që Pasarini të mos merrte më pjesë kurrë në emisionin e kushtuar sportit.