Komentuesi vë në lojë Berishën:
Digjeni çadrën që të dilni prej aty

Komentuesi vë në lojë Berishën:<br />Digjeni çadrën që të dilni prej aty
Janë jo të paktë zërat që thonë se Sali Berisha është zhgënjyer nga protesta e Lulzim Bashës te çadra përpara Kryeministrisë. 

Dhe fakti që Berisha paraqitet në tendë vetëm kur mediat shkruajnë për këtë fakt, tregon se ish-kryeministri është duke studiuar skenarin për ta lënë protestën. 

Ky moment nuk i ka shpëtuar as ndjekësve të Berishës në Facebook të cilët e kanë thumbuar këtë të enjte. 

 “Nje skeç i te rinjve ne çadren e vettingut! Firmosin: Shullazi, Ndoka, Frroku, Lul Berisha, Armando Prenga, Artur Bushi, Elvis Rroshi, Saje qorri etj ..”. Kështu shkruan Sali Berisha, që ka postuar videon e përgatitur nga PD me disa të rinj, që ironizojnë peticionin për zbatimin e Vetting-ut. Por, “skeçi” i Berishës nuk është pritur mirë nga komentuesit në faqen e tij në FB. 

Qytetarët i tregojnë Berishës skenarin për të dalë nga protesta, duke i sugjeruar djegien e çadrës përpara Kryeministrisë. 

Komentet në Facebook-un e Berishës:

Qytetari: Leni budalliqet shkoni e votoni vitingun (futjani vetit) pastaj qeveri teknike a keni supe

Qytetari: O Sali,a ta jap nje skenar se si te dilni nga cadra?,,,se e shikoj qe keni ngel keq dhe nuk mund ta ktheni fjalen mbrapsh,,,shqiptar hesapi,,,,nxit nje mbeshtetesin tend ti hedhe nje bombe molotov cadres qe ajo te digjet dhe thuaj qe ta hodhen ata te PS

Qytetari: Sali kjo eshte nje perpjekje e deshperuar per te evituar koston e humbjes…shumica e atyre qe nxirrni aty me karikatura jane ne burg…Rama i dergoi atje..Pra merite e qeverise eshte jo e jotja qe kekon ti paraqesesh sipas qeñt

Qytetari: Ta benit dhe nje skeç per 9-marsin e ’97 me rastin e 20vjetorit e te dilnin kriminelet e vertete te ketij populli mire do ishte , se keta skeçaxhinje pasardhesit e tyre jane…

Qytetari: O baci sal naj qeave trapin boll ma se je bo bajat poplli tu vujt per buk ti ike miljonat e na shurdhon ktu blla blla boll ma si ti si rama shkerdhata jeni

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje