Shefi i përgjimit ambiental në policinë e Shkodrës, Anton Hasanpapaj i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi të pranojë dorëheqjen e tij nga uniformat blu, duke shpjeguar edhe arsyet.
 
Në letrën publike të Hasanpapaj, me gradën komisar theksohet se në maj të 2014­-ës është penalizuar me uljen në gradë nga “një ish punonjës i sigurimit të shtetit, sot i përjashtuar nga policia e shtetit”.
 
Në shtator pretendon se ka marrë detyrën që ka, por pikërisht në këtë kohë, doli urdhri i pagesave të energjisë elektrike duke marrë gjobën me 5 ditë punë, sepse sipas relacionit, nuk i është përgjigjur urdhrit. Në letrën e tij ai shkruan se jeton në një shtëpi me qira në Shkodër dhe ka lidhur një kontratë me qiradhënësin. 


PDF/Letra e Anton Hasanpapaj


anton hasanpapaj

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)