Komision për të kontrolluar SPAK? Krashi: Spekulim, nëse ngrihet nuk e mbështes! 7 ministri janë shumë në Shqipëri, mund t'i bashkosh

Deputeti i PS Lavdrim Krashi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka komentuar disa nga zhvillimet kryesore politke.

Ndalur te rezoluta e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit në Parlamentin Europian, Krashi tha se mesazhi ishte i qartë për të rikthyer normalitetin në Kuvend, që në fakt më shumë duket si një shuplakë për Rithemelimin.

“Kërkohet dialog më i madh politik nga të gjitha rrafshet. Ishte propozuar nga PE por që u pranua nga ne. Të gjitha ishin propozime të bëra një  pjesë nga PS dhe një pjesë nga opozita”, tha deputeti.

Një koment pati edhe për deklaratën e Pandeli Majkos i cili nga Brukseli tha se mazhoranca është e gatshme të diskutojë lidhur me kërkesat e opozitës për çështjen e ngritjes së komisioneve parlamentare.

“Zoti Majko prej të gjithë politikanëve nuk mendoj se do thoshte një fjalë që nuk është serioze. Patjetër që PS, nuk është fshehur asnjëherë prej dialogut. Ne nuk kemi as kushte dhe as parakushte për dialog. Pala tjetër paraqitet me kushte. Shpresoj që t'i thërrasin mendjes. Jemi të hapur për të diskutuar për çdo gjë. Edhe opozita e ka kuptuar se mënyra si i zhvillon ajo seancat parlamentare dhe të komisioneve nuk e çon gjëkundi. Ne kemi një shprehje, zemërohu dhe ha. Pra zemërohu dhe diskuto”

Ndalur te propozimet e PD për Reformën Zgjedhore, Krashi tha se 'Shqipëria një zonë zgjedhore, nuk është zgjidhja më e mirë'.

“Vota e emigrantëve është detyrim. Nuk ka se çfarë diskuton komisioni ad hoc. Lidhur me Shqipërinë një zonë zgjedhore është diçka që duhet diskutuar në detaje. Mendoj se ndarja e Shqipërisë në një zonë elektorale favorizon paritë e vogla. Shpresoj se opozita që e propozon këtë të mos e mendojë veten si parti të vogël. Sot themi se kemi 1.5 milion shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Shqipëria një zonë zgjedhore, nuk është zgjidhja më e mirë”.

Krashi hedh poshtë ngritjen e një komisioni për të kontrolluar SPAK. Ai tha se do të dilte kundër një nisme të tillë.

“PS e ka treguar me vepra që nuk ka frikë nga SPAK. Para disa muajsh bisedat ishin pse SPAK po godet vetëm majtas. Organet e drejtësisë janë të pavarura s’kanë lidhje me politikën. Detyra e politikës është jashtë tyre”, tha Krashi.

“S’di të ketë gjë konkrete. Është spekulim. Nëse do kërkohet për të pasur komisione parlamentare për të parë punën e SPAK apo të organeve të tjera të pavarura do thoja se është një sjellje krejtësisht jo parlamentare dhe nuk do ta mbështesja. Të mos harrojmë se këto institucione raportojnë në kuvend. Ne jemi republikë parlamentare por jo kontrolluese”, shtoi ai.

Sa i përket ndryshimeve në qeveri, e konkretisht ministrisë së shtetit për administratën publike dhe anti korrupsionin, Krashi tha se do të shërbejë edhe për të orientuar SPAK se ku të investigojë.

“Si drejtori anti-korrupsioni ka ekzistuar. Puna e luftës kundër korrupsionit është njësoj si auditimi. Për mua SPAK po bën një punë të shkëlqyer sa i përket ndëshkimit apo luftës për të ndëshkuar. Kjo ministri do shërbejë për të orientuar SPAK se ku të investigojë”.

Sipas Krashit 7 ministri në kabinet qeveritar janë shumë, ndërsa shtoi se mund të bashkohen.

“Unë mendoj se 7 ministri janë shumë për Shqipërinë. Të tjerat mund t'i bashkosh. Atje janë bashkuar tre fusha të përgjegjësisë për një person i cili ndonëse nuk vjen strikt nga radhët te PS, por PS ka kohë që është hapur dhe është pranuese për çdolloj njeriu. Do shërbejë për të orientuar SPAK se ku të investigojë”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet njëri prej autorëve të tenativës së vrasjes në Peqin, gjatë  konfliktit i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të tenativës së vrasjes në Peqin, gjatë konfliktit i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku