Në mbledhjen e 17 të tij, Komitetit Stabilizimit në Parlamentin Europian, miratoi rekomandimet për Shqipërinë.
Në Rezolutën e PE me rekomandime, drejtuar Këshillit të Stabilizim-Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë dhe të BE-së, teksa përgëzohet angazhimi për avancimin e procesi integrues, tërhiqet vëmendja për disa çështje të rëndësishme politike, siç është ngërçi në Reformën Zgjedhore.
“Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës”
Në rekomandime thuhet se Komiteti i Stabilizimit në PE, përgëzon përpjekjet e Shqipërisë për të dalë nga lista gri, e pastrimit të parave, ndërsa thekson rezultatet e arritura në Reformën në Drejtësi.
“Përgëzon përpjekjet e rëndësishme të Shqipërisë në rritjen e masave të saj kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, të cilat rezultuan në heqjen e vendit nga "Lista Gri"
Përgjatë mbledhjes të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri I pranishëm ishte edhe ministri I Jashtëm Igli Hasani, që vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite.
Kërkesës së Komitetit, grekut Kefalogiannis për shpjegime për ccështjen Beleri Kryediplomati shqiptar iu përgjigj se kjo nuk është ccështje evropiane por e drejtësisë shqiptare.
Hasani shqiptar u ndal edhe tek zhvillimet e fundit në lidhje me implikimet që ka sjellë agresioni rus ndaj Ukrainës për sigurinë në Evropë dhe natyrisht edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila, siç theksoi ai, mbetet shqetësuese.
Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:
"-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.
-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.
-Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.
-Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.
-Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
-Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.
-Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.
-Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi.
-Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.
-Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.
-Në kuadër të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
-Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.
-U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.
-Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian.
-Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale.
-Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
-Thekson rëndësinë e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike".
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri u miratuan një paketë rekomandimesh për Shqipërinë dhe një prej pikave,(9) flitet për çështjen e Reformës Zgjedhore dhe se si opozita duhet të bëhet pjesë për mbarëvajtjen e punëve në këtë komision dhe jo të bëhet pengesë, siç po mundohet të bëhet një pjesë e saj.
"Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias; thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor", thuhet në rezolutë.
Përmes ktij rekomandimi kuptohet që PE e njeh komisonit ad-hoc të ngritur në vitin 2022, që ka si bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn, duke injoruar kështu pretendimet e Berishës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, për përparimin në rrugën e integrimit evropian, duke vënë në dukje se raporti i fundit i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, i miratuar nga shumica dërrmuese e seancës plenare, është një dëshmi e fortë e kësaj mbështetjeje.
Gjatë fjalës së tij, kryediplomati shqiptar u ndal tek zhvillimet e fundit në lidhje me implikimet që ka sjellë agresioni rus ndaj Ukrainës për sigurinë në Evropë dhe natyrisht edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila, siç theksoi ai, mbetet shumë shqetësuese.
Përgjigja e vetme ndaj këtyre sfidave, shtoi ministri Hasani, është forcimi i bashkëpunimit strategjik mes vendeve të rajonit dhe BE-së në të gjitha dimensionet, sidomos në çështjet e politikës së jashtme, forcimit të sundimit të ligjit, si edhe në çështjet e zhvillimit ekonomik.
Hasani e "vlerësoi faktin që BE-ja e ka shtuar fokusin e saj tek gjeopolitika dhe elementi i sigurisë, sidomos pas vendimeve që e kanë përforcuar perspektivën evropiane të vendeve të Partneritetit Lindor, por nga ana tjetër shprehu keqardhjen që Këshilli i Dhjetorit të vitit 2023 nuk arriti t’i përgjigjet pozitivisht pritshmërive të Shqipërisë për të hedhur hapin më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit, nisjen e negociatave për grupkapitullin e themeloreve”.
Ai nënvizoi faktin se realitetet gjeopolitike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë sjellë nevojën për vendimmarrje të guximshme, të pandikuara nga përpjekjet për politizim të procesit për interesa të momentit. Kemi nevojë, shtoi ai, për qasje që ndihmojnë në zhvillimin e një procesi më të besueshëm dhe më të parashikueshëm anëtarësimi, çka i shërben ruajtjes së ritmit të reformave, forcimit të mbështetjes qytetare ndaj procesit, por edhe përmbylljes në një kohë optimale të një procesi që vazhdon prej gati dy dekadash.
Gjatë takimit u diskutua rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të filloje të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.