SARAJEVË - Eurokomisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule do të vizitojë sot Sarajevën, ndërkohë që përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton pritet në kryeqendrën boshnjake në fund të javës së ardhshme, njoftoi delegacioni i BE-së në Bosnje.
Fule është përfaqësuesi i parë evropian që viziton Sarajevën pas trazirave disaditore sociale në vend. Ai deklaroi se ”me shqetësim të madh po ndjek ngjarjet më të reja në vend” dhe theksoi se ”nuk është koha për konfrontime mes liderëve politikë në Bosnje.
“Tani është momenti që secili do të marrë pjesën e vetë të përgjegjësisë”, deklaroi ai. ”Një jetë më e mirë e njerëzve dhe një funksionim më i mirë i shtetit është qëllimi ynë i përbashkët”, theksoi Fule.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com