Komisioneri i BE-së zbardh strategjinë e re me tre pika për negociatat: Në tetor u bënë gabime

Komisioneri i BE-së zbardh strategjinë e re me tre pika për negociatat: Në tetor u bënë gabime

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, komisioneri për zgjerimin Olivèr Várhelyi zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kryetari i Kuvendit e përgëzoi Komisionerin Várhelyi dhe e falenderoi që vizitën e parë në kuadër të detyrës së re e realizon në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Ne i ndjekim nga afër zhvillimet në kuadër të BE-së siç është procesi i zgjerimit. Jemi te inkurajuar nga mbështetja dhe deklaratat që keni bërë ju personalisht si dhe Presidentja e Komisionit, znj. Ursula von der Leyen, Presidenti i PE, David Sassoli, për mbështetjen e integrimit evropian tëBallkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërisë e Maqedonisësë Veriut”.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ofruar nga BE pas tërmetit të datës 26 nëntor në Shqipëri si dhe për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.

“Vendimi i Këshillit Evropian të tetorit 2019,” vijoi me tej Ruçi “nuk ishte i mirëpritur për ne, por ai vendim nuk na ka demotivuar dhe plani jonë i vetëm vijon të jetë integrimi evropian. Ne kemi vijuar punën tonë. Kemi hartuar Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna për Kuvendin në Raportin 2019 të Komisionit Europian për Shqipërinë, me 6 objektiva dhe 44 masat për periudhën maj 2019-maj 2020. Në mbyllje të vitit 2019 kemi kompletuar paketen ligjore për Reformën në Drejtësi dhe po vazhdon plotësimi dhe ngritja e organeve te reja të sistemit te drejtësisë. Opozita jashtëparlamentare ka pranuar të ulet në tryezë dhe të japë kontributin e saj per reformen zgjedhore dhe ky vendim i saj është për t’u vlerësuar. Shpresojmë që shumë shpejt do përmbyllet edhe kjo reformë,” tha Ruçi.

Nga ana e tij, Komisioneri i BE për Zgjerimin rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor, ndaj u realizua dhe kjo vizitë e tij e parë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Disa gabime u bënë në tetor, por ne jemi këtu për të krijuar një mundësi dhe për të rigjallëruar procesin e integrimit me një qasje pak më ndryshe, por nuk do të ndryshojmë planin. Tashmë kemi filluar punën për përpilimin e një strategjie të re që mbështetet në tri shtylla: metologji e re për shtetet anëtare që nuk ishin mbështetëse për hapjen e negociatave; fillimi i punës për përgatitjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave para Samitit të Zagrebit; si dhe dorëzimi i një plani ekonomik për Ballkanin perëndimor në Samitin e Zagrebit” tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)