Komisioneri i KiE: "21 Janari", të
ndëshkohen shkeljet e të drejtave

Komisioneri i KiE: ndëshkohen shkeljet e të drejtave">
TIRANE - Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillit e Europës Nils Muiznieks ka deklaruar sot në Tiranë se në protestën e 21 Janarit 2011, nëse ka pasur raste të shkeljes së të drejtave të njeriut, ato duhet të ndëshkohen.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Muiznieks, i pyetur nga tv “A1Report!” nëse e kishte të përfshirë në axhendën e tij, protestën e 21 Janarit, tha:.  

“Sigurisht që ngjarjet e 21 Janarit janë pjesë e axhendës sime. Paraardhësi im, pas asaj ngjarjeje, ka ardhur në Tiranë dhe nxjerrë një raport, ndërsa unë vetë, në janar të këtij viti, kam nxjerrë një deklaratë ku kam thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për ta hetuar.

Me sa di deri tani,  procedurat ligjore ende vazhdojnë dhe nuk dua të bëj komente lidhur me këtë, por besoj se një nga qëllimet e punës që bëjmë është të vlerësojmë sesa këto hetime janë në përputhje me të drejtat e njeriut që përmenda më parë.

E theksoj, shkeljet serioze të të drejtave të njeriut nuk mund të mos ndëshkohen,”- nënvizoi Muiznieks.

MUIZNIEKS- TOTOZANI: DHUNA NE POLICI MBETET PROBLEM

Avokati i Popullit Igli Totozani sëbashku me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks kanë zoragnizuar sot një konferencë në të cilën qenë ftuar prokurorë, drejtues të policisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Avokati i Popullit Igli Totozani në fjalën e tij e garantoi Komisionerin për angazhimin e tij të plotë në respektimin e ligjeve në Shqipëri për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Më pas, e mori fjalën Komisioneri Muisnieks, i cili foli në veçanti për dhunën e policisë, sjelljet e këqia të saj që kanë çuar në tortura apo vdekje të të të shoqëruarve. Sipas tij, dhuna e policisë është një problem i madh në shumë vende dhe disa prej tyre kanë ngritur njesi të veçanta për ankimimin e këtyre rasteve dhe trajtimin e viktimave. 

Përfaqësuesi i policisë shqiptare, lidhur me situatën në Shqipëri, tha: “Në Shqipëri, në pjesën më të madhe të komisariateve, kushtet për mbajtjen e të shoqëruarve në paraburgim mungojnë. Në mjaft raste, ambientet e mbajtjes së tyre janë të pamonituara, pavarësisht se monitorimi është konsideruar si masa kryesore parandaluese e torturës. Po ashtu, në vend nuk respektohet trajtimi me psikolog i të miturve që shoqërohen në polici apo nuk u jepen formularë në gjuhë huaj, shtetasve të huaj të arrestuar.
 
Konferenca është në vazhdim...

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania