Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Agovi: Ka mangësi profesionale që s'plotësohen as me trajnim

Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Agovi: Ka mangësi profesionale që s'plotësohen as me trajnim

Arben Agovi

Tirane- Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Arben Agovit prokuror në Prokurorinë e Tiranës për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për konfirmimin në detyrë.

Në ankimimin që mban datën 29 janar 2024 Komisioneri Publik, Irena Nino kërkon shkarkimin e tij për aspektin e profesionalizmit që e argumenton është në nivel minimal.

Arben Agovi nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 dhe ka punuar deri në vitin 2007 në Prokurorinë e Mirditës. Më pas, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Lezhës dhe në dhjetor 2020 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes një vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KPK ishin protokolluar 15 denoncime nga publiku për punën e prokurorit Agovi në këto prokurori, dhe I është kërkuar shpjegime për 7 prej tyre. Komisioneri Publik ka analizuar vendimin e KPK por dhe denoncimet dhe ka rezultuar se Agovi ka mangësi profesionale.

“Gjetjet në vlerësimin e kriterit profesional reflektojnë mangësi profesionale, të tilla që nuk mund të plotësohen nëpërmjet programit të trajnimit; si moskryerja e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, mënyra jokorrekte e vlerësimit të fakteve dhe provave, argumentimi jo i plotë dhe jo në përputhje me dispozitat ligjore” thuhet në ankimimin e komisionerit publik.

Komisioneri Publik konstaton se nga shqyrtimi i vendimit nr. 724/2023, të Komisionit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që vijnë në kundërshtim me vlerat themelore dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, të vendosura në themel të mbrojtjes dhe forcimit të besimit të publikut, me ligjin nr. 96/2016, dhe përbëjnë shkak për vlerësimin tërësor të procedurave.

Një tjetër provë e parashtruar nga Komisioneri Publikë është dhe denoncimi anomin ku ngrihet pretendimi se Agovi është i korruptuar, pasi çdo vërtetim në Prokurorinë Lezhë e ka lëshuar kundrejt korrupsionit, ashtu siç ka mbyllur dhe shumë dosje.

Për këtë, denoncuesi ka dhënë dhe link, dhe tekstin e publikuar nga një emision televiziv ku përmendet se prokurori Agovi ka përfituar në mënyrë korruptive shumën prej 500 euro.

Komisioni, në rezultatet e hetimit, ka arsyetuar se çështjet e pretenduara janë në kuadrin e hetimit penal dhe nuk ka indicie për të vlerësuar ndonjë çështje të ndjekur nga subjekti e për rrjedhojë ka vendosur të mos vijojë hetimin administrativ për këtë denoncim, por sipas Irena Ninos, Komisioni duhej t'i kërkonte shpjegime subjektit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë