Skandali me pagat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënat Personale kërkesë AMA e AKEP: Të ndalin mediat për publikimin e tyre

Skandali me pagat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënat Personale kërkesë AMA e AKEP: Të ndalin mediat për publikimin e tyre

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it që të ndal mediat dhe portalet që të publikojnë të dhënat personale lidhur me rrogat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve që dolën së fundmi. Komisioneri kërkon bashkëpunim efektiv dhe ndërhyrje të shpejtë institucionale për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të të dhënave personale online dhe nëpërmjet mediave.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tha se publikimi i këtyre informacioneve në faqe interneti dhe media përbëjnë shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkakton pasoja te rënda për jetën private dhe profesionale të qytetarëve.

Skandali me publikimin e pagave është thelluar ditën e sotme ku është publikuar një listë e re me mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme duke dhunuar sërish në mënyrë skandaloze privatësinë e shqiptarëve. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve. Lista e re ka Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel”. Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021.

Ndryshe nga një pjesë e mirë e mediave shqiptare që kanë zgjedhur t’i publikojnë këto lista, Shqiptarja.com ka vendosur që të mos i publikojë këto të dhëna duke respektuar ligjin, etikën profesionale dhe privatësinë e gjithkujt.

Me publikimin e qoftë një emri nga kjo listë, çdo media bëhet pjesë e skandalit dhe bashkëpunëtore me kriminelët që e kanë vjedhur.

Njoftim për shtyp i Zyrës së Komisionerit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i është drejtuar me një akt administrativ Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në lidhje me publikimin/shpërndarjen në mënyrë të paligjshme të dhënave personale (databaza) të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat.

Zyra e Komisionerit thekson se publikimi/shpërndarja e këtyre të dhënave, në faqe interneti apo organe të medias, përbën një burim të hapur dhe të paligjshëm informacioni, në të cilin çdokush, brenda dhe jashtë vendit, ka mundësinë e aksesimit të këtyre të dhënave në kundërshtim të plotë me parimet dhe kriteret ligjore të përpunimit të përcaktuara në ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i të dhënave që përmban kjo databazë, Zyra e Komisionerit ka kërkuar bashkëpunim efektiv dhe ndërhyrje të shpejtë institucionale për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të të dhënave personale online dhe/ose nëpërmjet mediave.

Zyra e Komisionerit vlerëson se kjo ngjarje mund të shkaktoj pasoja të rënda për jetën private, profesionale dhe familjare të qytetarëve dhe përbën një shkelje shumë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore të tyre të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda