Komisioneri publik ankimon konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Suela Salavaçi

Komisioneri publik ankimon konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Suela Salavaçi

Komisioneri publik ka ankimuar vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Në kërkesën ankimore nënvizohet se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t'u konfirmuar në detyrë.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 703/2023, në zbatim edhe të Rekomandimit të ONM-së, çmon se ai është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit. Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 703, datë 28.9.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë”, thuhet në ankimim.

Salavaçi më 26 shtator mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional. Ajo dha shpjegime për bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë