Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së në Kolegjit e Posaçëm të Apelimit pasi ngarkoi në detyrë prokurorin Bledar Bejko.
Sipas njoftimit, Komisioneri Publik shpjegon se në bazë të shqyrtimeve të Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit, paraqiten disa rrethana ligjore të cilat bëjnë të cenueshëm këtë vendim të KPK-së.
Në vijim, Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit i marrë më datë 26.5.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Bledar Bejkos.
Prokurori i Durrësit Bledar Bejko u konfirmua në maj të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pas dy seancave dëgjimore dhe hetimeve në të tri kriteret e rivlerësimit. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komicin, njoftoi se Bejko ishte konfirmuar në detyrë.
Prokurori iu nënshtrua dy seancave dëgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurinë dhe mbi profesionalizmin. Në seancën e parë të zhvilluar më 28 mars, Bejko dha shpjegime mbi pretendimin se kishte një balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për një apartament në Tiranë. Bejko e kundërshtoi këtë konstatim, duke kërkuar që analiza financiare të bazohej në deklarimin e vitit 2008 kur ai kishte kryer transaksionin. Në seancën e dytë ai u pyet mbi veprime bankare të kryera nga bashkëshortja për llogari të babait të tij.
Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësi.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37