Nesër vijon seanca maratonë ndaj Elisabeta Imerajt në KPA! Prokurorja zbulon mesazhin e anëtares së vetingut: Ta heqim se është maloke nga Tropoja! Avokati: Gjykata të bazohet në provat

Nesër vijon seanca maratonë ndaj Elisabeta Imerajt në KPA! Prokurorja zbulon mesazhin e anëtares së vetingut: Ta heqim se është maloke nga Tropoja! Avokati: Gjykata të bazohet në provat

Elisabeta Imeraj në seancën e mbrojtjes në KPA

U zhvillua sot seanca maratonë për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga Komisioneri Publik. Gjatë mbrojtjes, avokati i huaj i Imerajt Gregori Twan tha para trupës gjyqësore në KPA-së se duhet të bazohet në prova dhe fakte dhe jo në burime anonime. Seanca është shtyrë për nesër, për të vijuar me pyetje-përgjigjet. 

Gjatë mbrojtjes, avokati i huaj i Imerajt Gregori Twan tha para trupës gjyqësore në KPA-së se duhet të bazohet në prova dhe fakte dhe jo në burime anonime.

“Drejtësia duhet të bëhet dhe të duket. Procesi i rregullt ligjor prevalon në çdo situatë. Gjykata duhet të bazohet në fakte dhe në prova, nuk mundet që të bazohen në burime anonime”, tha ai.

Mësohet se gjatë seancës së vettingut në KPA, Imeraj ka zbardhur një prej mesazheve që anëtarja e vettingut Genta Bungo, ka dërguar duke paragjykuar prejardhjen e magjistratëve.

“Ça të duhet, -ajo qeshi- ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, ishte mesazhi i lexuar nga prokurorja Imeraj.

Një gjë e tillë për prokuroren është e papranueshme.

“Më ka ndodhur të përballohem me situata të ndryshme, një stigmatizim të tillë të bërë për qëllime politike e kuptoj. Komisioneri për Diskriminim ka një raport për stigmatizimin dhe paragjykimin tim për prejardhjen nga Tropoja. Si mund të vendoset një stigmatizim i tillë për origjinën, dhe për më tepër nga brenda institucionit. Kjo është e papranueshme ndaj kujtdo, jo vetëm për mua”- u shpreh me tej gjatë seancës prokurorja Elisabeta Imeraj.

Në seancën e djeshme në mbrojtjen e saj, Elisabeta Imeraj ka deklaruar se janë bërë 3 denoncime të rreme saj dhe kjo ka sjellë edhe ankimin e konfirmimit të saj në detyrë. Sipas saj kallëzuesja Erjona Fino pretendon se ka një listë personash, ku Imeraj është e 167-a. Madje prokurorja thotë se Fino ka deklaruar se "kush do të më vrasë të gjejë vrimë e të futet". Ndërkohë që denoncuesja në fakt rezulton se është me probleme të shëndetit mendor.  Një tjetër kallëzim ka ardhur për prokuroren nga një person që nuk ekziston me emrin Valentino Ymerin.

Në mbrojtjen që ajo bëri dje në gjykata denoncoi një skandal që e bën qesharak dhe e implikon vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs. Sipas Elizabeta Imerajt Theo Jacobs në argumentimet e tij edhe në një denoncim në SPAK në e-mail-in e një zonje e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj. Denoncuesja E.F ka disa pretendime ndaj Imerajt. Por në fakt bëhet fjalë për një grua e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në argumentimet e tij në seancën e djeshme gjyqësore, Komisioneri Publik ka nënvizuar se për aftësitë profesionale në 3 raste që janë verifikuar ka rezultuar se nuk janë kryer hetimet e plota tek procedimet penale të ndjekura nga Imeraj si prokurore e krimeve të rënda. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj ka probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja