Komisioneri Publik kërkon Vetting për Valbona Balën
Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e Vettingut për këshilltarn ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Valbona Bala.
Foto ilustruese
Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e Vettingut për këshilltarn ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Valbona Bala.
“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Valbona Bala (Pajo), këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, pjesa urdhëruese e vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk është marrë në zbatim të plotë të dispozitës së nenit G të Aneksit të Kushtetutës, si dhe praktikës gjyqësore orientuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit që të korrigjojë mangësitë në vendimin e KPK.
“Bazuar në përmbajtjen e pikës 3 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që kjo mangësi në vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të korrigjohet, pas shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të Rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.5%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 5505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Bujar Musta! KPK e shkarkoi më 2021 magjistratin e Gjykatës së Elbasanit
6 Shkurt, 18:40
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
3 Shkurt, 18:08
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe KQZ apel Partive: Kujdes me përpunimin e të dhënave të votuesve, jo propagandë pa leje
3 Shkurt, 11:24
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri
31 Janar, 10:32
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Ilir Turja
30 Janar, 21:11
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54