Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, në një video-mesazh për pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të Vjenës tha se forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm. Varheleyi thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik për të rritur qëndrueshmërinë ndaj krizave.
Ai tha se Europa dhe rajoni janë në një moment kritik, kur qeveritë janë të detyruara të miratojnë paketa stimuluese për të ndihmuar qytetarët për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po nxit inflacionin global.
Varheleyi thotë se në përgjigje të inflacionit, bankat qendrore rritën normat e interesit që qeveritë si dhe kompanitë të përballen me norma të larta interesi, në kohën kur kostot janë rritur.
“Dhe nevojiten më shumë shpenzime në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe për shkak të investimeve në siguri. Situata i vë bankat qendrore para një dileme nëse masat e tyre rrezikojnë të shkaktojnë recesion dhe rrjedhimisht turbulenca politike”, u shpreh Varheleyi .
Varheleyi tha se Bashkimi Evropian e ka integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në iniciativat e saj për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji, si dhe në iniciativat energjetike, ndërsa shtoi se përfshirja e kompanive nga Ballkani Perëndimor në zinxhirët e furnizimit është e rëndësishme.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?
-
Po
41%
-
Jo
52.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 444
Lajme të tjera
-
Bojkoti i naftës ruse dhe efektet për BE-në
6 Shkurt, 08:07
-
Lufta në Ukrainë/ Bakhmut, bastioni ukrainas në Donetsk i izoluar
6 Shkurt, 07:32
-
Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje
5 Shkurt, 23:02
-
Partia e Zelensky-t konfirmon emrin e ri të ministrit të Mbrojtjes pas skandalit të manipulimit të tenderave
5 Shkurt, 22:33
-
Bashkimi Evropian heq dorë nga nafta ruse! Priten pasiguri lidhur me çmimet
5 Shkurt, 21:56
-
Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin
5 Shkurt, 21:50
-
Qëllohet me plumb në kokë anëtari i grupit Wanger që ideoi simbolin 'Z'
5 Shkurt, 20:58
-
Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE
5 Shkurt, 19:32
-
Zelensky po përgatit shkarkimin e tij, ministri ukrainas i Mbrojtjes premton kontrolle pas skandalit të korrupsionit me manipulimin e tenderave
5 Shkurt, 17:59
-
Raketat me rreze veprimi deri në 150 km, Kievi: Nuk do sulmojmë territorin rus! Qëllimi është çlirimi i rajoneve të pushtuara
5 Shkurt, 15:54
-
Prekëse/ 7-vjeçarja ukrainase iku nga lufta por ‘talentin e mori me vete’, pikturon udhëtimin e saj nga Ukraina drejt Bullgarisë! Nëna: Ajo është rritur me piktura (FOTOT)
5 Shkurt, 11:27
-
Avionë luftarakë për Ukrainën, po përgatiten furnizimet?
5 Shkurt, 09:22