Drafti i mazhorancës për Komisionet Hetimore, opozita: Anti-kushtetues! Tabaku e Çupi: Kthen ‘hetimorët’ mjet të PS

Për opozitën, projektligji i depozituar nga Partia Socialiste për komisionet hetimore, është anti-kushtetues.  Dy deputetet demokrate, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi thonë se ndryshimet në ligj kanë vetëm një synim: t’i kthejë komisionet hetimore nga instrument I opozitës, në dorë të maxhorancës.

“Është gjetur një mënyrë sesi të kontrollohen komisionet hetimore. nga një instrument në dorë të opozitës, qeveria kërkon ta kthejë në një instrument në favor të maxhorancës”, shkroi Tabaku.

“Është instrument në dorë të PS. Deri më sot komisionet hetimore i kanë bllokuar pa ligj, kërkojnë që ta miratojnë këtë ligj, që t’i bllokojnë me ligj tashmë” shkroi Çupi.

Shumë nga ndryshimet në ligj, për ligjvënëset demokrate, kthehen në pengesë të punës së komisioneve hetimore parlamentare.

“Shumë nga instrumentet e propozuar, si dhënia e informacionit e dëshmitarët, në vend që të bëheshin më fleksibël e të ndihmonin parlamentin ne rolin mbikëqyrës, tashmë janë kthyer në penguese”, thotë Tabaku.

“Nëse ne propozojmë hetimin e sistemit TIMS, është i mirëpërcaktuar objekti. Qëllimi i kërkesave për komisionet hetimore, është për të mirën publike. Me këtë projektligj, nuk arrihet ky qëllim”, thotë Çupi.

Në këtë pikë, deputetja Çupi ka edhe një paralajmërim për qeverinë.

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat”, tha Çupi.

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.  Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës

Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës